Tragjedi në çiklizëm, ndërron jetë Bjorg Lambrecht

07 gusht 2019 | 11:29

Bota e çiklizmit është në zi. Është ndarë nga jeta, gjatë Turit të Polonisë, në moshën 22-vjeçare, çiklisti belg Bjorg Lambrecht, pas një aksidenti të pësuar në etapën e tretë të kësaj ngjarjeje. Lajmin e hidhur e dhanë drejtuesit e skuadrës së tij Lotto Soudal në rrjetin social “Twitter”.

“Ndodhi tragjedia më e madhe për familjen, miqtë dhe shokët e skuadrës së Bjorg. U prehtë në paqe!”, shkruhej në postimin e Lotto Soudal.

Mësohet se Lambrecht u rrëzua në një kanal kur kishin mbetur 70 km nga fundi i etapës dhe ende nuk dihet shkaku nëse ka qenë terreni i lagur nga reshjet apo gjendja jo e mirë e çiklistit. Pas rrëzimit, Lambrecht iu dha menjëherë ndihma, por shumë shpejt u verifikua që gjendja e tij ishte kritike dhe e pamundur të dërgohej në spital me helikopter, kështu që transportimi i tij u bë me ambulancë. Mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë, por tentativat e tyre rezultuan të kota.

Ndërkaq, shokët e tij të skuadrës së Lotto Soudal me Caleb Ewan në krye nëpërmjet rrjeteve sociale shprehën hidhërimin e tyre për ndarjen nga jeta të talentit 22-vjeçar. Bjorg Lambrecht shihej si e ardhmja e çiklizmit belg teksa vitin e kaluar ai fitoi medaljen e argjendtë në botërorin e të rinjve në Innsbruck. Turi i Polonisë ishte një përgatitje për të për pjesëmarrjen në Xhiron e Spanjës që ishte edhe objektivi madhor i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 300 000 libra janë hequr dhe më…