Grabovci: Po punojmë për fitoren e PDK-së dhe të Veselit për kryeministër
Njëri ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka marrë pjesë në takimin organizuar nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli, me ish-themeluesit e kësaj partie.
Grabovci ka thënë se janë duke punuar makismalisht që Kadri Veseli të bëhet kryeministër.
“Një takim më shumë se sa festiv, me zyrtarët e PDK-së, që nga themelimi e deri më sot.
Respekt e mirënjohje për të gjithë aktivistët që nuk kursyen asgjë e po vazhdojnë të punojnë për fitoren e PDK-së dhe kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
Një takim më shumë se sa festiv, me zyrtarët e PDK-së, që nga themelimi e deri më sot. Respekt e mirënjohje për të…
Gepostet von Adem Grabovci am Montag, 23. September 2019