“Rock Hall of Fame” pasurohet me emra të rinj

15 dhjetor 2017 | 10:53

Bandat legjendare të “Rock”-ut, Bon Jovi, “Dire Straits”, “Moody Blues”, këngëtarja e ndarë nga jeta Nina Simone, si dhe “The Cars” do të përfshihen në “Rock & Roll Hall of Fame”.

Lista e vitit 2018 tregon një rikthim në rrënjët e “U. S. Hall of Fame”, që përgjatë dy vjetëve të fundit e ka zgjeruar bazën duke mirëpritur artistë të “Rap”-it, të tillë si Tupac Shakur. Bon Jovi, që mban emrin e vokalistit të saj, u formua në vitin 1983 në New Jersey dhe mbetet një prej grupeve më të suksesshme në industrinë muzikore amerikane, duke publikuar albume herë pas here.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pavarësisht prej zhurmës për vite me radhë për një lidhje…