Selena Gomez flet për shëndetin mendor
29 shtator 2019
| 13:03
Selena Gomez së fundmi ka folur për betejat me shëndetin mendor, në darkën vjetore të spitalit McLean. Këngëtarja 27-vjeçare u nderua në këtë ngjarje me çmimin McLean dhe gjatë fjalimit të saj ajo foli për shëndetin mendor.
“Vitin e kaluar unë vuajta mendërisht dhe emocionalisht. Nuk isha në gjendje të buzëqeshja apo të dukesha normale. Ndieja sikur gjithë dhimbja ime dhe ankthi im rrinte mbi mua dhe ishte një nga çastet më të frikshme të jetës sime”, ka thënë Selena.



