Ambasadori britanik ofron përkrahje për ATK-në

05 nëntor 2019 | 15:59

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott.

Në këtë takim, drejtori Murtezaj ka njoftuar ambasadorin Abbott për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, si dhe prioritetet për të ardhmen.

Po ashtu, drejtori Murtezaj ka falënderuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin e deritanishëm me Administratën Tatimore të Kosovës, në ngritjen e kapaciteteve në Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, me theks të veçantë në Njësinë e Inteligjencës Financiare.

E nga ana tjetër, ambasadori Abbott ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes të Administratën Tatimore të Kosovës, në ecjen përpara të proceseve të punës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes kësaj komunikate për media,…