Arkeologët kanë gjetur mumiet e disa këlyshëve të luanëve, krokodilëve, qenve dhe maceve

29 nëntor 2019 | 10:49

Ministria e Antikiteteve të Egjiptit ka prezantuar disa mumie kafshësh që janë gjetur nga ekspertët e arkeologjisë.

Në mesin e shumë kafshëve të lashta janë trupat e disa këlyshëve të luanëve, krokodilëve, qenve dhe maceve si dhe disa zogjve.

Gjetjet që janë bërë në pjesë të ndryshme në Saqqara të Kairos, krahas disa artefakteve, tani janë në dispozicion për publikun.

Zbulimi i tyre është bërë kohë më parë, ndërsa ekspertët i kanë hulumtuar ato lidhur me kohën kur janë punuar. Në Saqqara janë 11 piramida, derisa gjetja e mumieve të kafshëve nuk ka munguar deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit në një qytet të Finlandës shkojnë në shkollë me…