Ministri Matoshi inspekton punimet në Ujëvarën e Mirushës

04 dhjetor 2019 | 15:38

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka vizituar sot Ujëvarën e Mirushës, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për realizimin e projektit “Ndërtimi i shtigjeve për këmbësor dhe biçikleta tek Ujëvara e Mirushës”, në vlerë financiare prej 384 mijë euro, e që financohet nga MMPH-ja.

Me këtë rast, ministri Matoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kanë vlerësuar se ky projekt ani pse i vonuar do të këtë ndikim mjaftë të madh në zhvillimin e turizmit në këtë monument natyror të rëndësisë së veçantë.

“Është e çuditshme që për gjithë këto vite pas luftës së fundit në Kosovë, nuk kemi pasur investime në vendet dhe bukuritë më të mira natyrore që ka Kosova”, ka thënë Matoshi.

Ai tutje tha që si shtet duhet të bëjmë më shumë për zhvillimin e mirëmbajtjen e monumenteve natyrore që kemi, duke bërë kështu që këto vende të vizitohen nga turistë vendor e ndërkombëtar.

Image preview

“Me këtë projekt planifikohet ndërtimi i shtigjeve për këmbësor dhe për biçikleta, do të këtë ulëse për vizitorë, ndriçim dhe gjelbërim”, ka deklaruar Matoshi.

Për financimin e këtij projekti, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka falënderuar ministrin Matoshi për përkrahjen e dhënë në realizimin e këtij projekti dhe projekteve tjera në Komunën e Klinës, duke thënë se gjatë mandatit të ministrit Matoshi Komuna e Klinës ka pasur trajtim dinjitoz dhe përkrahje maksimale në fushën e mjedisit.

Vlen të theksojmë se ky projekt është i paraparë me planin hapësinor të zonës së mbrojtur të Mirushës dhe do të zgjasë dy vite.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të Samitit të NATO-s që është mbajtur në…