Monza ofertë interesante për Ibrahimoviqin
15 dhjetor 2019
| 16:07
Skuadra e Monzas i ka ofruar Zlatan Ibrahimoviq një kontratë për dy vite e gjysmë.
Monza janë seriozisht në garë, pasi Adriano Galliani e Silvio Berlusconi planifikojnë të ribashkohen me suedezin, i cili është lojtar i lirë, pasi i dha fund aventurës së tij prej dy sezoneve në MLS, me LA Galaxy.
Milan gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e Ibras, duke u konsideruar si një nga skuadrat favorite për nënshkrimin e tij.