Zbulimi 500-vjeçar, ‘thesar’ për historinë
20 dhjetor 2019
| 11:08
Dy spiranca 500-vjeçare u zbuluan në bregun Gulf në Meksikë. Sipas arkeologëve, ky zbulim do të hedhë dritë mbi pushtimet e kolonialëve spanjollë në këto brigje.
Ata shprehen se këto i përkisnin flotës së Hernan Cortes i cili pushtoi perandorinë Azteke në shekullin e 16.
Zhytësit i gjetën ato në thellësinë 15 metra nën nivelin e detit, poshtë një shtrese të trashë dheu. Zbuluesit deklarojnë se këto brigje janë të mbushur me ‘thesare’ për historinë e Spanjës.