Përurohen ambulancat e rinovuara specialistike në ORL dhe Oftalmologji

22 janar 2020 | 11:11

Ministri në detyrë  i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar ambulancat e rinovuara specialistike në Otorinolaringologji dhe Oftalmologji.

Me këtë rast, ai ka thënë se objekti është i pajisur me aparaturë moderne për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta shëndetësore.

Sipas tij, me këto investime do të rritet numri i pacientëve që do të marrin shërbime shëndetësore brenda ditës.

“Një objekt i vjetër  dhe i lënë pas dore, i shndërruar në një hapësirë moderne për shërbime ambulantore specialistike për sy, hundë, fyt dhe veshë”.

“Pas investimit që kemi bërë, përfundimisht kemi hequr pamjet e rënda të qytetarëve tanë duke pritur nëpër bodrume”.

“Sot, kjo hapësirë ka pritore për pacientë, sistem të radhës, klimatizim adekuat për dallim nga bodrumet dhe pajisje moderne për shërbime më cilësore dhe më të sigurta”, ka thënë Ismaili.

Ndërsa drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se në objektin e rinovuar, pacientët dhe profesionistët shëndetësorë kanë kushte shumë më të mira për ofrimin dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24…