Të martën mbahet seanca për ndërtimet te liqeni i Badovcit

24 janar 2020 | 15:41

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinë për ndërtimet te liqeni i Badovcit pritet të mbahet më 28 janar, e martë nga ora 10:00.

Kjo seancë është thirrur nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Eliza Hoxha, dje në një konferencë për medie, ka thënë se vendimi për ndërtimin e shtëpive afër Badovcit nuk ka bazë ligjore dhe të gjitha palët duhet të ulen dhe të diskutojnë për këtë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vazhdon të rritet bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Administratës Tatimore të…