Bie çmimi i naftës: Arabia Saudite kërkon mënyrë ta shpëtojë ekonominë e saj

04 shkurt 2020 | 12:28

Siç shkruajnë mediet, OPEC mund të merr vendim ta zvogëlojë prodhimin e naftës në takimin e javës së ardhshme. Riadi insiston që të gjitha anëtaret e OPEC-ut ta zvogëlojnë prodhimin e naftës për 500.000 fuqi në ditë, shkruan WSJ.

Skenari tjetër parasheh zvogëlimin e përkohshëm të prodhimit vetëm në Arabinë Saudite për një milion fuqi në ditë. Aktualisht ky shtet prodhon rreth 9,7 milionë fuqi në ditë.

Këtë veprim e kanë ndërmarrë për ta shmangur rënien e kërkesës së naftës për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan “Wall Street Journal”, duke u thirrur në burime anonime.

Autoritetet saudite frikohen se rritja e humbjeve prej të ardhurave nga nafta është kërcënim për përpjekjet e tyre për të diversifikuar ekonominë.

Mbrëmë vlera e naftës të tipit “brant” ka rënë deri në 54,9 dollarë për fuqi, për herë të parë prej janarit të vitit 2019. “Bloomberg” ka shkruar se situata e tillë në tregun e naftës është krijuar për shkak të rënies të kërkesës në Kinë për 20 për qind për shkak të koronavirusit.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në largim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal,…