Sophia përgënjeshtron mediat turke për ndarjen nga Karius
10 shkurt 2020
| 11:13
Mediat sportive dhe ato rozë në Turqi kishin raportuar ditët e fundit për një ndarje mes portierit të Besiktasit Loris Karius dhe modelueses së njohur Sophia Thomalla, por vetë kjo e fundit ka përgënjeshtruar menjëherë gjithçka.
Nëpërmjet një reagimi në “Instagram”, Sophia konfirmoi se vijon të jetë ende në lidhje me Karius, madje më e lumtur se kurrë, ndërsa i quajti mediet si të rreme dhe me synim për ta shpërqendruar gardianin gjerman.
Loris Karius është në pronësi të Liverpoolit, por pas gafave në finalen e Champions Leagues në 2018-n, u huazua për dy sezone te turqit e Besiktashit, ku e kanë ndjekur pas sërish gabimet e bujshme.