Istogu publikon vlerën e dëmeve nga era e fuqishme, shifra milionëshe

11 shkurt 2020 | 15:24

Erërat e fuqishme që kishin përfshirë Komunën e Istogut javën e kaluar, la këtë komunë me dëme të mëdha si në bujqësi, infrastrukturë rrugore, ndërtesa publike komunale, objekte shëndetësore si edhe në objekte private.

Pas krijimit të komisioneve nga kryetari i Komunës Haki Rugova për vlerësimin e këtyre dëmeve të shkaktuara si pasojë e erës së fortë, Komuna e Istogut ka dal në vlerësime të përafërta që këto dëme shkojnë deri në 1 milion e 500 mijë euro.

Dëmet më të mëdha janë në sektorin e bujqësisë, sidomos në serra dhe stalla që kapin vlerën prej 622 mijë eurosh, dëmet në objektet e arsimi janë 162 mijë euro ku përfshihen shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Istogut.

Në ndërtesa publike komunale janë 115,000 euro dëme, infrastrukturë rrugore dëmet janë 40,000 euro si në shenja të emërtimit të rrugëve, shenja të komunikacionit, sistemi i kamerave dhe ndriçimit publik.

 

Në objektet shëndetësore dëmet janë 14,000 euro ku përfshihen QKMF-Istog, QMF-Banjë, QMF-Vrellë, AMF-Kaliqan.

 

Ndërsa deri tani në komunë janë paraqitur mbi 800 persona për dëme në objekteve private, ku konsiderohen mbi gjysmë milioni euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvogëlimi i numrit të ministrive, nga 21 sa kishte qeveria…