Oda Ekonomike Amerikane mirëpret marrëveshjen për hekurudha dhe për autostradën

14 shkurt 2020 | 13:05

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën mes autoriteteve të Kosovës dhe asaj serbe.

Oda Amerikane beson fuqishëm se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të shtuara ekonomike për të dyja vendet, e sidomos për kompanitë e sektorit privat që operojnë në secilin vend.

“Njohja reciproke, tregtia pa barriera dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike vetëm se do të e përmirësojnë perceptimin për të dy vendet në sytë e investorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se çdo marrëveshje që lejon integrim ekonomik të rajonit, e hap potencialin e të gjitha vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike”, është theksuar në njoftimin për media të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë .

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur sot në…