E braktisi AKR-në, Labi habit me deklaratën e tij për Behgjet Pacollin
15 shkurt 2020
| 22:52
Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri karrierën e tij në sferën e politikës e filloi në partinë e Behgjet Pacollit.
Rreth një viti më parë ai kishte deklaruar kalimin e tij nga kjo parti në atë të AAK-së.
“Po, kam kaluar në grupin parlamentar të AAK-së, mirëpo s’jam larguar nga AKR-ja”, kishte thënë Labinot Tahiri.
Por, edhe pse e la partinë e AKR-së, Labinot Tahiri ka habitu me deklaratën e tij drejtuar kreut të kësaj partie, Behgjet Pacollit.
Tahiri e ka konsideruar atë si njeri human, duke e konsideruar kështu si personalitet që I afrohet asaj të Nëna Terezës.