Cakaj numëron sukseset: Me Kosovën hapëm një ambasadë dhe tri konsullata të përbashkëta

19 shkurt 2020 | 21:09

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka numëruar disa suksese në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Cakaj, në “Debat Plus”me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se për një vit në krye të diplomacisë shqiptare ka arritur disa suksese.

Ai thotë se objektiv qysh në fillim e kishte forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan.

“Kemi bërë bashkimin e hapësirave të ambasadave…E kemi hapur ambasadën në Kambera, që është ambasada e parë e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë ndërkohë kemi tri konsullata të përbashkëta si në Mynih, Bari dhe Kopenhagë dhe po punojmë për hapjen e konsullatave të përbashkëta në Stamboll, Toronto dhe një tjetër në një qytet të Gjermanisë”.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë thotë se kanë lobuar për Kosovën për njohje ndërkombëtare dhe lobim për liberalizimin e vizave.

Cakaj thotë se do të hapen edhe konsullata në Strugë dhe Preshevë.

Ai thotë se kanë arritur sukses të madh kur kanë bashkuar në një listë subjektet politike shqiptare në Luginën e Preshevës dhe po punohet që puna e njëjtë të bëhet edhe me subjektet shqiptare në Mal të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës…