Dekreti i presidentit ende s’ka shkuar në Kuvend

18 mars 2020 | 10:59

Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka pranuar dekretin nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për ta shqyrtuar kërkesën për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga virusi COVID 19.

Këtë për “KosovaPress” e ka konfirmuar këshilltari i kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, Faton Peci, i cili ka thënë se ende nuk e kanë pranuar dekretin.

Pasi të pranojnë dekretin, Kuvendi i Kosovës brenda 48 orëve duhet ta mbajë seancën për të vendosur.

Mbrëmë kreu i shtetit Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë, tha se do t’i propozojë Kuvendit që ta miratojë dekretin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit COVID 19. Mirëpo, kjo kërkesë është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës.

Deri më tani në Kosova janë shënuar 19 raste me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se…