Nita Shala emërohet zëvendësministre e Drejtësisë

18 mars 2020 | 12:55

Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar sot, Nita Shalën, zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë.

Nita Shala është doktor shkencash në drejtësi nga Graduate Institute-Geneva.

“Ka shkëlqyer gjatë studimeve themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në studimet master për drejtësi penale në Universitetin e Oxfordit dhe në studime ekzekutive në Harvard, Shkolla për Qeverisje Kennedy”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Nita Shala është avokate me eksperiencë profesionale në institucione ndërkombëtare.

Ajo ka punuar edhe në zyrën e OKB-së në Gjenevë, për ta këshilluar ambasadën e Republikës së Shqipërisë në proceset e Këshillit për të Drejtat e Njeriut,  në zyrën e Prokurorit në Tribunalin e Hagës, e angazhuar në Prokurori kundër Vojislav Sheshel dhe kundër Vlastimir Xhorxhevic, dhe mbështetje ndërkombëtare në EURALIUS dhe PAMECA V në Shqipëri si ekspert ligjor i procesit të implementimit të reformës dhe themelimit të institucioneve të reja në drejtësi.

Nga viti 2018, punon në Katedrën Penale në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, në lëndët e drejta penale dhe e drejta penale ndërkombëtare”.

“Është themeluese dhe drejtuese e komunitetit Global Shapers të Forumit Ekonomik Botëror në Tiranë dhe kryesuese e komunitetit të Global Dignity në Shqipëri dhe Kosovë”.

“Znj. Nita Shala ka eksperiencë profesionale dhe akademike në fushat e antikorrupsionit, reformës në drejtësi, dhe në të drejtat e njeriut. Nita si pjesë e Qeverisë, me njohuritë e saj teorike dhe praktike është shpresë për të shtyrë procesin e vettingut në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se zyra ligjore e Presidencës…