Isa Mustafa: I papranueshëm shkarkimi i Veliut

18 mars 2020 | 13:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit nga radhët e LDK-së, Agim Veliu.

Mustafa ka thënë se Kurti nuk është konsultuar më të për këtë vendim dhe se ky vendim është në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit.

“Z. Kurti nuk është konsultuar me mua, prandaj edhe nuk jam pajtuar për shkarkimin e ministrit Veliu. Ky është veprim i njëanshëm, në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit, dhe i papranueshëm për LDK-në”, ka thënë Mustafa për “Express”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka…