Sot pritet ardhja e udhëtarëve nga Stambolli
Në Aeroportin e Prishtinës tashmë fluturimet mund të realizohen për arritje të udhëtarëve, ndryshe nga vendimi i mëparshëm që ndalonte ardhjen e udhëtarëve, por vetëm të aeroplanëve me ekuipazh. Megjithatë, vendimi i qeverisë është i kufizuar për fluturimet në arritje me udhëtarë pasi ata duhet të jenë vetëm me nënshtetësi të Kosovës apo stafin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilët s’kanë pasur mundësi të kthehen në Kosovë për shkak të vendimit paraprak nga Qeveria e Kosovës.
Sipas njoftimit të ANP “Adem Jashari”, sot është planifikuar një fluturim nga Stambolli.
Ndërsa në nisje nga Prishtina sot do të realizohen katër fluturime.
Prishtinë-Stamboll 1 fluturim
Prishtinë-Dusseldorf 1 fluturim
Prishtinë-Munich 1 fluturim
Prishtinë-Zurich 1 fluturim
ANP “Adem Jashari” iu kujton të gjithë udhëtarëve me shtetësi të Kosovës se për fluturimet në arritje në Prishtinë, luten që t’i kontaktojnë zyrat e ambasadave të Kosovës në shtetet përkatëse ku ndodhen.



