Ballack: Duhet të kisha qëndruar dhe ta mbyllja karrierën te ky klub

25 mars 2020 | 11:22

Michael Ballack e ka pranuar se është penduar për largimin nga Chelsea në vitin 2010.

Ish-futbollisti gjerman e ka pohuar këtë fakt në një intervistë të dhënë për mediat, teksa zbuloi se klubi londinez i ofroi kontratë 1-vjeçare, pasi ishte mbi 30-vjeç dhe kjo ishte një politikë e klubit për çdo futbollist mbi 30-vjeç, por ai nuk pranoi pasi dëshironte kontratë 2 vjeçare.

“Carlo Ancelotti më deshi mua, por klubi vendosi t’iu jepte lojtarëve në atë moshë kontratë një-vjeçare. Unë desha dy. Sot, mund të them se ndoshta isha gabim. Duhej të kisha qëndruar, së paku për atë vit dhe pse jo ta mbyllja karrierën atje”, u shpreh gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para pak minutash nëpërmjet llogarisë…