Granit Xhaka i bën dedikim emocionues bashkëshortes për ditëlindje

31 mars 2020 | 15:42

Bashkëshortja e futbollistit Granit Xhakës, Leonita Lekaj sot feston ditëlindjen.

Me këtë rast, ajo mori urime të shumta nga miq e familjarë.

Natyrisht që në mesin e këtyre urimeve nuk mungoi ai i bashkëshortit të saj, Granit Xhakës.

Futbollisti ka publikuar disa fotografi të shkëputura nga momentet më të lutmura që dyshja kanë kaluar së bashku.

“Urime ditëlindjen dashuria ime, ne kemi qenë së bashku për 5 vjet, që do të thotë 5 vjet lumturi për mua. Dhe pastaj vitin e kaluar ti solle në jetë vajzën tonë të mrekullueshme dhe solle edhe më shumë gëzim në jetën tonë. Të  uroj një ditë të mrekullueshme përkundër kohërave të vështira në të cilat po jetojmë tani. Mezi pres shumë vite të tjera lumturi me ty”, ka shkruar ai në “Instagram”

Çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Ayana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka vazhduar masën e përkohshme për pezullimin e…