Andrea Bocelli koncert ‘live’ nga katedralja e zbrazët e ‘Duomo di Milano’

12 prill 2020 | 20:31

Këngëtari italian i operës Andrea Bocelli ka mbajtur një koncert ‘live’ në katedralen e zbrazët ‘Duomo di Milano’ për të dërguar dashuri në këtë Festë të Pashkëve, shkruan “Daily Mail”.
Këngëtarit 61-vjeçar iu dha leja për të hyrë në katedralen e Milanos nga Gianantonio Borgonovo, dhe kryetari, Giuseppe Sala, për setin e tij të bujshëm ‘Muzikë për shpresë’.
Përpara shfaqjes së tij, Bocelli u paraqit solemn kur u fotografua në katedralen ‘pa frymë’, i veshur me një kostum të zi të shoqëruar me një fjongo.

Tenori ishte pa një audiencë për shkak të bllokimeve të Italisë dhe rregulloreve qeveritare përreth COVID-19, por pamjet u transmetuan drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube, dhe brenda pak orëve priten të publikohet versioni ‘audio’ i performancës së tij, transmeton “lajmi.net”.

Bocelli në këtë interpretim është shoqëruar vetëm nga instrumentisti, Emanuele Vianelli.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Militantët besnikë të udhëheqësit jolegjitim në lindje të Libisë, Khalifa…