Infektologu Dreshaj: Pacienti që sot ndërroi jetë nga koronavirusi ishte 70-vjeçar

17 prill 2020 | 13:10

Infektologu Shemsedin Dreshaj ka njoftuar se aktualisht në Klinikën Infektive, të hospitalizuar me Covid-19 janë 52 pacientë, prej tyre 11 janë në kujdes intensiv dhe në trajtim me oksigjenoterapi,  pra në monitorim permanent dhe se dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Ai po ashtu ka dhënë detaje edhe për pacientin që sot ka ndërruar jetë pas humbjes së betejës me koronavirus.

“Pacienti ishte 70-vjeçar nga Nerodima e Ferizajt. Ai ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

“Nga klinika sot janë lëshuar pesë persona të shëruar, ndërsa në pritje të rezultateve janë edhe gjashtë pacientë të tjerë që janë të shtrirë në spital”, ka thënë Dreshaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkalla e të infektuarve me koronavirus në Gjermani vazhdon të…