Tre gjinekologë dhe një mami bëjnë testin, dalin pozitiv me Covid-19

17 prill 2020 | 14:09

Tre gjinekologë dhe një mami që punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli.

“Po, tre gjinekologë dhe një mami kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Ata janë infektuar në vendin e tyre të punës”, ka thënë Ismajli për “Radion Evropa e Lirë”.

Edhe më herët është raportuar për disa raste të mjekëve dhe të infermierëve të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e futbollit anglez dhe Leeds Unitedit, Norman Hunter, ka…