Sipas UEFA-s, titulli në Premierligë i takon Liverpoolit

24 prill 2020 | 13:04

Liverpool më në fund do t’i jap fund pritjes së tyre 30 vjeçare për të qenë kampion të ligës, pasi UEFA përjashtoi mundësitë që sezoni të shpallet i pavlefshëm.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian insistoi se kampionatet kombëtare të zgjidheshin me ‘meritë sportive’, nëse ato nuk do të mund të përfundonin.

Premierliga është pezulluar në muajin e kaluar shkaku i përhapjes së koronavirusit, dhe do të qëndrojë në këtë situatë në kohë të pacaktuar.
Tifozët e ‘Reds’ ishin të shqetësuar se pandemia do t’u mohonte atyre titullin e parë të ligës që nga viti 1990, por duket se UEFA atë mundësi ka lënë jashtë tabelës.

Ka ngjarë që vendet e Ligës së Kampionëve të vendosen në bazë të pikëve për lojë nëse nuk luhen ndeshjet e mbetura. Liverpool kryeson në Premierligë, me 25 pikë më shumë se Manchester City, dhe janë vetëm dy fitore larg titullit në Premirligë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rreth 520,000 njerëz do të mbesin të pa punë në…