Mbështes një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues të Teatrit Kombëtar

18 maj 2020 | 17:15

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se mbështet fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më anti-evropiane të Teatrit Kombëtar të Tiranës.

“Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion evropian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Evropa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu”, ka shkruar Meta në faqen e vet zyrtare në “Facebook”.

“Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3016319471747639/?type=3&eid=ARC15I2zDJXUIsUVYlbnjYlqw_90eBLZRok4WiGZvI3o6sbygPg4i4cfAYFXVLUd9T-dbRyFGPWXotFt&__xts__%5B0%5D=68.ARCub9IJMfxer_13G00RI7UU3IxvtL1FOLmVP4dWLq1X8n9U2M-vEgW0RYdfOtNyhER1B8KD_YEbpHI46NRCSumuS2HFDIHY4iune6j1xPtcrEeABvKW12MQ9KJK5XHmyM1vd8JHTbV3Crb_Ov-Frp7yJ_8SmS_HV53uqpeCaDRbeGaA_GE4yUMKCeDAuPMapQ5WUByRDBoLrAbaVPoNUrzThjpiIhr7eY8t0B2ClEaEd5KilSeLe903aJ_sy8F8gHnLT5R9ZaXv2Z8_sCBvS66YZbdMQ9K7l52x2XroGNnZtLfYJYMt0nR2h_YxBlbts4yXtaNoCHyeyae2ZaRjqf9ZonrI&__tn__=EHH-R

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, edhe…