Limaj kërkon të ndëshkohen kryesit e masakrës së Dubravës, në mesin e të mbijetuarve ishte edhe vëllai i tij

22 maj 2020 | 16:20

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot bëhen 21 vite kur ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës.

Limaj shkruan se para 21 viteve në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.
Ai ka bërë me dije se në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre ishte edhe vëllai I tij, Demiri shumë miq e bashkëpuntor të tij.
“Pavarësisht se kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë, për këtë krim askush nuk është dënuar. Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot bëhen 21 vite kur ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës.

Para 21 viteve në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre ishte edhe vëllai im, Demiri, miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, Ekrem Kastrati, Ali Xhyliqi, si dhe shumë idealistë e atdhetarë të shquar të çështjes kombëtare.


Pavarësisht se kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë, për këtë krim askush nuk është dënuar.

Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar…