Futbollistët e Besës: Rikthehemi aty ku e kemi vendin

27 maj 2020 | 18:25

Besa e Pejës edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, pasi Federata e Futbollit mori vendim për pezullimin e Ligës së Parë.

Besa si skuadra e parë dhe Arbëria e dyta e fituan të drejtën e inkuadrimit në elitë.

Disa nga futbollistët e skuadrës pejane e kanë përshëndetur ketë vendim të FFK-së, duke thënë se Besa rikthehet aty ku e ka vendin.

“Edhe një mision u kry. Falë Zotit tash me KF Besën në Superligë”, ka shkruar Dugagjin Gashi në profilin e vet në “Facebook”.

Ndërsa kapiteni Fetim Kasapi ka shkruar: “Urime klubi i zemrës për inkuadrimin në Superligë, aty ku e ki vendin”.

Fatlum Gashi ka shkuar po ashtu në “Facebook”: “Besa, urime inkuadrimi në Superligë”.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese…