Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes në Shqipëri

28 maj 2020 | 08:16

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” ka folur sa i përket gjendjes me Covid-19 në këtë vend.

Ai ka thënë se po bën daljen e tij të fundit publike sa i përket koronavirusit.

Rama ka theksuar se Shqipëria deri më sot ia ka dalë faqebardhë me pandeminë por së fundmi shifrat në Tiranë nuk janë të mira.

Ndërkohë më tej Rama ka shtuar se në Shqipëri do të hapen të gjitha aktivitetet përveç, atyre kulturore, sportive, dasma apo funerale apo transporti publik.

Sipas tij, këto janë aktivitetet që grumbullojnë shumë njerëz dhe do të hapen më vonë.

“Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes., me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektatorë, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur”, ka thënë Rama.

? KOMUNIKIMI I FUNDIT KUSHTUAR EKSKLUZIVISHT LUFTËS ME ARMIKUN E PADUKSHËM COVID19

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 27 mai 2020

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion austriak i kryesuar nga ministri për Punë të…