Kryediplomati austriak arrin në Kosovë, Konjufca e pret në aeroport

28 maj 2020 | 16:30

Një delegacion austriak, i kryesuar nga ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Ai është pritur nga homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.

Delegacioni do të qëndrojë sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Kosovë.

Takimi bilateral po mbahet në hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Në këtë takim po merr pjesë edhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka.

Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në aeroport në orën 17:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka kërkuar zgjedhje…