Milazim Krasniqi tallet me Xhelal Sveçlën, e quan “kompetent”
28 maj 2020
| 16:39
Profesori universitar Milazim Krasniqi në dy fjali, publikuar në “Facebook”, pak kohë para “performancës” së Lëvizjes Vetëvendosje në tre sheshet kryesore të Prishtinës, është tallur me u.d e ministrit në Detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Krasniqi ka shkruar se është duke pritur të dijë se a është “organizator i këtij instalacioni në shesh”.
“Jam tue pritë me e ditë a jam organizator i instalacionit të sotëm në shesh, a jo. Normalitikisht, informatat i ka Kompetenti”, ka shkruar Krasniqi.
Këtë deklaratë Krasniqi e ka shkruar pak ditë pasi Sveçla tha se prapa organizimit të faljes së Fitër Bajramit në shesh qëndron Milazim Krasniqi.



