Këshilltarët e Kurtit e përcjellin protestën e LV-së nga objekti i qeverisë
28 maj 2020
| 17:38
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët këto çaste janë duke protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kanë shpalosur edhe një pankartë në të cilin është shkruar “Duam zgjedhje”.
Protestën nga ndërtesa e qeverisë është duke e përcjell edhe kabineti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Erzen Vraniqi, ka publikuar një fotografi të protestës. Fotografi të protestës ka publikuar në “Facebook” edhe këshilltari tjetër i Kurtit, Driton Tali.




