Dy ministrat austriakë i sollën sot Kosovës 250 mijë euro dhe mbështetje evropiane
Austria e ka ndihmuar Kosovën me 250 000 € për tejkalimin e pandemisë. Ka njoftuar ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, i cili së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë dalë e kanë pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, dy ministrat austriak, ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe të Evropës dhe Kushtetutës të Austrisë, Karoline Edtstadler.
Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, këtë njoftim e ka dhënë në “Facebook”: “Në vizitën e parë në Kosovë, pas shpërthimit të pandemisë, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ dy ministrat austriakë sollën ndihmën në vlerë prej 250 000 € për Republikën e Kosovës për tejkalimin e pandemisë”. Më tutje, Reka thotë se pos ndihmës financiare, ata rikonfirmuan edhe mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Austria ndihmon Kosovën
Në vizitën e parë në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, dy ministrat austriak sollën ndihmën në vlerë prej 250.000€ për Republikën e Kosovës për tejkalimin e pandemisë. Pos ndihmës financiare, ata rikonfirmuan edhe mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës.
Bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takuam Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe të Evropës dhe Kushtetutës të Austrisë, Karoline Edtstadler.
Danke Österreich!



