Bordi i Ujësjellësit “Gjakova” paralajmëron padi për shkarkim “të pabazë”

31 maj 2020 | 19:58

Përmes një komunikate për medie, bordi i drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, ka thënë se shkarkimi i mbrëmshëm nga Qeveria është i pabazë.

Në reagimin e tyre thuhet “se arsyetimi i Qeverisë për shkarkim ka qenë se pretendohet se objekti i tanishëm i kompanisë është me pamje e destinim të ndryshëm nga objekti i dikurshëm, nuk ka leje ndërtimi, rindërtimi apo renovimi si dhe është brenda zonave të mbrojtura dhe është hotel”.

“Bordi i Drejtorëvë i KRU”Gjakova” sh.a. e kundërshton në tërësi Vendimin e autoritetit si të pa bazuar dhe plotësisht në kundërshtim me gjendjen faktike dhe juridike të ndërtimit të objëktit në fjalë . Kompania në asnjë moment nuk ka shkelur procedurat e ndërtimit, por ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për ndërtimin e objektit në fjalë”, thuhet në reagimin e bordit të KRU ‘Gjakova’.

Tutje, në reagim thuhet se “pretendimet se është bërë tjetërsim prone nuk qëndron, pasi sipas bordit, është shpifje dhe se prona nuk është tjetërsuar, por është dhënë në bazë të procedurave ligjore me qera.“Gjithashtu nuk është e vërtetë se Objekti në fjalë është hotel, i njejti është Objekt Administrativ i kompanisë ndërsa kati përdhesë është i lëshuar me qira. Për këtë qështjë është konstatuar edhe nga organi kompetent Prokuroria e Shtetit dhe nuk është gjetur asnjë element i shkeljeve ligjore dhe procedurale. Autoriteti kompetent të vlerësojë të arriturat dhe sukseset e Kompanisë , fare nuk ka vlerësuar sukseset që janë arritur nën menaxhimin e këtij Bordi”, thuhet në reagim.

Bordi i drejtorëve në fund të kësaj komunikate thotë se “do t’u drejtohet organeve kompetente të drejtësisë për shpifje dhe shkarkim të pabazë.Bordi i KRU ‘Gjakova’ është shkarkuar mbrëmë në mbledhjen e Qeverisë”. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton nxënësit e…