Çerdhet në komunën e Obiliqit nuk do të rihapen nesër

31 maj 2020 | 22:26

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar prindërit, që pas konsultimit me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë”, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grupmoshat 0-5 vjeç, kanë vlerësuar se objekti i çerdhes duhet t’ i nënshtrohet parapërgatitjes dhe procesit të dezinfektimit, pasi që për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur.

“Si rezultat i kësaj, në Komunën e Obiliqit rihapja e çerdheve nuk do të ndodhë nesër! Ndërsa, për çdo njoftim të ri do të njoftoheni me kohë!”, është bërë me dije në njoftimin e zyrës së kryetarit Gashi.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë…