Qeveria Hoti varet nga votat e Listës Serbe

02 qershor 2020 | 21:16

Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar mbledhjen e kryesisë. Kjo mbledhje u mbajt një ditë para seancës së Kuvendit, që është thirrur për të votuar qeverinë në krye me Avdullah Hotin.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, Rexhep Selimi, tha se qeveria e re do të varet nga votat e Listës Serbe.

“Qeveria Kurti është e vetmja qeveri që nuk varej nga votat e Listës Serbe”, është shprehur Selimi.

“LDK, AAK dhe Nisma po duan ta bëjnë një qeveri duke u varur sërish nga votat e Listës Serbe. Ndërkohë që dialogu Kosovë-Serbi do të varet nga votat e Listes Serbe”, ka thënë Selimi.

Ai gjithashtu ka thënë se: “Po rikthehet situata ku Lista Serbe është determinuese në zhvillimet në Kosovë”.

Tutje, Selimi tregoi edhe arsyen pse është organizuar peticion lidhur me këtë çështje.

“Fitorja e VV-së po tentohet të grabitet në mënyrë joligjore, andaj edhe është organizuar peticion”, shtoi Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I mandatuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë…