Gashi kërkon nga Qeveria Hoti të qeverisë mirë me Kosovën

03 qershor 2020 | 12:35

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të qeverisë mirë me vendin.

Gashi ka thënë se Kuvendi nuk do të ia falë asnjë lëshim kësaj qeverie.

Më tutje, Gashi ka thënë se partitë e koalicionit qeverisës janë të hapura të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe PDK-në, sidomos në politikën e jashtme, raporton “Epokën e re”.

“Si shumicë parlamentare do t’i dëgjojmë më vëmendje propozimet tuaja”, ka thënë Gashi.

Më tutje, ai ka thënë se Qeveria Hoti nuk duhet të identifikohet me kapjen e shtetit dhe të ndërmarrjeve publike.

Madje, ai ka kërkuar nga Qeveria Hoti të mos i shkarkojë të emëruarit në borde nga ana e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekja e George Floyd ka krijuar një solidaritet shumë të…