VOTOHET QEVERIA HOTI
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ka votuar kabinetin qeveritar, i cili do të drejtohet nga kryeministri Avdullah Hoti.
Në favor të kësaj qeverie kanë votuar 61 deputetë, 24 vota kundër dhe 1 abstenim.
Pjesë e Qeverisë Hoti janë LDK-ja, AAK-ja, Lista Serbe, Nisma Socialdemokrate dhe minoritetet tjera jo shumicë.
Kjo qeveri nuk është përkrahur nga PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, ku deputetët e kësaj të fundit nuk kanë marrë pjesë në seancë, me përjashtim të shefit të kësaj lëvizje, Rexhep Selimi.
Kabineti i Qeverisë Hoti:
Avdullah Hoti, kryeministër
Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë
Driton Selmanaj- zëvendëskryeministër
Albulena Halimi-Balaj, zëvendëskryeministre
Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal
Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme
Ramë Likaj, ministër i Arsimit
Selim Selimi, ministër i Drejtësisë
Meliza Haradinaj – Stubulla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Hykmete Bajrami, ministre e Financave
Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës
Anton Quni, ministër i Mbrojtjes
Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës
Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë
Skënder Reçica, ministër Punës dhe Mirëqenies Sociale
Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë
Dalibor Jevtiq, ministër për Komunitete dhe Kthim
Enis Kervan, ministër i Zhvillimit Rajonal