Limaj: Qeveria e re po merr vendin në kohë shumë të vështirë

03 qershor 2020 | 15:00

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, partia e të cilit është pjesë e qeverisë së re, ka thënë se qeveria e re po e merr vendin në kohë shumë të vështirë.

“Kosova sot ka nevojë për në qeveri e cila kthen stabilitetin në vend dhe ulë gjakrat duke u kthyer të gjithë në respektim të institucioneve. Si Nismë Socialdemokrate zotohemi se do të japim kontributin tonë në qeveri dhe Kuvend gjatë këtij mandati qeverisës, në zbatimin e programit qeverisës të harmonizuar mes partnerëve të koalicionit”, ka thënë Limaj pas votimit të qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ai ka theksuar se detyrat parësore të kësaj qeverie do të jenë rimëkëmbja e ekonomisë pas përballjes me COVID-19, përmbyllja e procesit të dialogut Kosovë-Serbi me njohje reciproke, liberalizimin e vizave, si dhe integrimin e vendit në instancat euroatlantike.

“Kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Hoti iu uroj punë të mbarë në realizimin e programit qeverisës dhe në arritjen e objektivave”, ka thënë Limaj.

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar…