Lushtaku: Abazi është takuar me zyrtarë të BIA-s në Kopaonik, Thaçi të thirret nga prokuroria si dëshmitar

11 qershor 2020 | 11:30

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka zhvilluar takime në Kopaonik me zyrtarë të Qeverisë së Serbisë.

Ai ka thënë se takime të tilla rrezikojnë sigurinë kombëtare.

“E dimë se Abazi ka ardhur vonë në Vetëvendosje ku iu dhuruan pozitat dhe kjo nuk ishte e rastësishme. Sa i ka kushtuar Abazit blerja e pozitës dhe me cilat para e kishte blerë atë?”

“I bëj thirrje prokurorisë që ta thërrasë presidentin për të dhënë më shumë informacione lidhur me takimin e Haki Abazit në Kopaonik me zyrtarë të BIA-s. E dimë që i njëjti i zëvendëskryeministër me Luan Dalipin, shefin e kabinetit të Kurtit ka bërë takim me Dejan Paviçeviq që është shef i kabinetit të Makro Gjuriq. Po shihet qartë se gjithçka ishte e koordinuar”, ka thënë Lushtaku në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kliko këtu /PDF/ Doktor i Mjekësisë në Qendrën Kryesore të…