Reçica dhe drejtuesit e BSPK-së pajtohen për fuqizimin e dialogut social

16 qershor 2020 | 16:03

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka pritur në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Hajdini dhe Ymer Ymeri, me të cilët ka diskutuar në lidhje me gjendjen ekonomike të krijuar në përgjithësi në Kosovë gjatë kohës së pandemisë, në veçanti rreth dikastereve të cilët janë më të atakuara.

Në këtë takim, Reçica dhe përfaqësuesit e BSPK-së, janë dakorduar për fuqizimin e dialogut social nëpërmjet Këshillit Ekonomik Social, me qëllim të avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në përgjithësi, raporton “Epoka e re”.

Në fund të takimit, ministri i MPMS-së dhe përfaqësuesit e BSPK-së, janë zotuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekonominë e vendit, njëkohësisht edhe ekonomitë familjare të punëtorëve për tejkalimin e kësaj situate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi Kanye West caktoi një fond që do të mbulojë…