Milani, gati ta transferoj Rashicën
09 korrik 2020
| 22:42
Milani pritet të bëjë një mini-revolucion në merkato nën drejtimin e trajnerit Ralf Ragnick.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, përveç Shick, kuqezinjtë po ndjekin edhe Milot Rashicën për sulm, i cili ka lindur më 1996 në Kosovë dhe ka kontratë me Werder Bremenin. Për ta marrë futbollistin shqiptar nevojiten 20 milionë euro, aq sa është klauzola e lirimit të tij nga klubi gjerman.
24-vjeçari ka bërë një sezon fantastik te Werder Bremeni, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane. Këtë sezon Rashica ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 28 ndeshje.



