Formula 1 konfirmon edhe dy pista të tjera në kalendar

10 korrik 2020 | 16:15

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka konfirmuar edhe dy gara të tjera në kalendarin e saj provizor për botërorin 2020 të Formula 1.

Pas 8 garave të para, ka ardhur konfirmimi për garën e 9-të dhe atë të 10-të. Gara e nëntë do të zhvillohet në pistën italiane të Mugello, më 13 shtator. Kjo garë përkon edhe me garën numër 1000 të Ferrarit në Formula 1, që praktikisht do ta zhvillojë atë në pistën e saj. Ndërsa gara e 10-të do të zhvillohet më 27 shtator, në Sochi, Rusi.

Për shkak të situatës aspak të mirë në Portugali, gara e planifikuar për t’u zhvilluar aty, në pistën e Portimao, ende është në dilemë. Po ashtu në dilemë edhe garat jashtë Evropës, ato që mund të zhvillohen në Lindjen e Mesme apo Azi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryeshefin e KOST-it dhe tre…