Vushtrri, kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, kapet nga policia

16 korrik 2020 | 10:08

Policia në Vushtrri ka bastisur në shtëpinë dhe pronën e një personi të dyshuar, ku është gjetur kanabis i mbjellë në oborr

Bastitja e policisë është bërë me urdhër të Gjykatës, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

“Me urdhër të gjykatës është bërë bastisje në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast në oborr i janë gjetur tri bimë të ndryshme të dyshuara të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 0.50 cm deri 0.70 cm”, thekson raporti.

Po ashtu, bëhet e ditur se dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Izet Sadiku, ka folur për gjendjen që po mbizotëron…