Ambasadori Kosnett: Me fat Kurban Bajrami, uroj një festë të shëndetshme
31 korrik 2020
| 09:10
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Ai në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, festën e ka uruar në gjuhën shqipe dhe atë turke.
Kosnetti ka uruar që kjo festë të jetë paqësore dhe e shëndetëshme.
“Me fat Kurban Bajrami. Uroj një festë të shëndetshme dhe të qetë për këdo që feston në Kosovë dhe në botë”, ka shkruar Kosnett.



