Kjo është skuadra e re e Besnik Krasniqit

07 gusht 2020 | 22:05

Mbrojtësi i njohur Besnik Krasniqi është larguar nga skuadra e Ballkanit. Largimin nga skuadra suharekase, Krasniqi e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Nuk jam më pjesë e Ballkanit! Kemi rënë dakord që të ndërpresim bashkëpunimin për arsye personale. Klubit ku kalova dy vjet të mrekullueshme, i dëshiroj suksese të mëtutjeshme. E falënderoj përzemërsisht presidentin Arsim Kabashi, trajnerin Ismet Munishi dhe gjithë kryesinë dhe shtabin teknik si dhe tifozët e mrekullueshëm ‘Xhebrailat’”, ka shkruar Krasniqi.

Gazeta nga burime të afërta me futbollistin ka marrë vesh se ai do të rikthehet pas shumë vitesh në skuadrën e Prishtinës. “Krasniqi ka qenë që një kohë në bisedime dhe marrëveshja është arritur. Shumë shpejt do të bëhet edhe zyrtarizimi”, ka thënë burimi në fjalë.

Besnik Krasniqi që shumë vite është një nga lojtarët më të mirë në futbollin e Kosovës. Përveç Ballkanit dhe Prishtinës, ai ka luajtur edhe për Istogun, Llapin dhe Feronikelin në Kosovë, kurse në Shqipëri ka luajtur për Teutën e Durrësit dhe Partizanin e Tiranës.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës thotë se pas raportimit të një informacioni…