Zëvendësi i Hotit i përgjigjet ministrit të AAK-së: Për ata që kanë dilema, dialogu teknik i takon së kaluarës

09 gusht 2020 | 13:27

Koalicioni qeveritar në mes të AAK-së dhe LDK-së ka shfaqur turbulenca në kohët e fundit, me partinë e Ramush Haradinajt që po e akuzon kryeministrin për mos-transparencë për atë që po diskutohet në dialogun e Brukselit.

Kritika të njëjta pati sot edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili tha se ai ndjehet i pasigurt për këtë proces, pasi që kryeministri Hoti po tregohet selektiv në qasjen e tij.

E për këtë çështje ka reaguar zëvendësi i Hotit në qeveri, Driton Selmanaj. Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se për ata që kanë dilema, vetëm kryeministri i Kosovës do ta udhëheq dialogun me Serbinë.

Sipas tij, dialogu teknik i kalon së kaluarës dhe se ky proces aktual do të përfundojë me njohje reciproke.

“Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e vet në “Facebook.

Në këtë pikë, Selmanaj ka thënë se Kosova e ka përkrahjen e fuqishme të ShBA-së.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Për të gjithë ata që ende kanë dilema..

Kryeministri i Qeverise së Kosovës është autoriteti e vetëm ekzekutiv që udhëheq dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Platforma e vetme politike për dialog është dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës

Parimet e dialogut:

Dialogu zhvillohet për çështje politike, dialogu teknik tashmë i takon së kaluarës;
Dialogu do të përfundoj me njohje reciproke;
Marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme;
Marrëveshja përfundimtare do të jetë në plotni me frymën e Kushtetutës së Kosovës, në të kundërtën nuk do pranohet assesi.

Çështjet që nuk do diskutohen në negociata;
Territori, sovraniteti dhe
Sistemi unitar i shtetit.

Jemi të bindur që ky proces nuk mund të mbyllet suksesshëm pa përkrahjen e miqve tanë ShBA-BE. Kjo përkrahje ekziston dhe për këtë nuk duhet të ketë dilema askush.

Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti.

Tema tjera të rëndësisë terciare dhe për politika të brendshme dhe me interes ditor kemi dhe do ketë gjithmonë me bollëk.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Javë më parë në kuadër të dialogut me Serbinë, kryeministri…