Gucati: Ndaleni dialogun me Serbinë, ose do të përballeni me protesta

09 gusht 2020 | 13:49

Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar  nga Qeveria e Kosovës që t`i ndal bisedimet me Serbinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë me dije se nëse kryeministri Avdullah Hoti nuk e bën një gjë të tillë do të përballet me protesta.

Kjo kërkesë e Gucatit ka ardhur pas ndalimeve të fundit të ish-ushtarëve të UÇK-së në disa vende në bazë të përditësimit të listës që Serbia i ka dorëzuar INTERPOL-it.
Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ai i ka ftuar organet vendore dhe ndërkombëtare që të ndërmarrin dika në këtë drejtim dhe të mos luajnë me dinjitetin e ish-ushatrëve  të  UÇK-së.

 

Postimi i plotë i Gucatit:

Arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së sipas listave të Interpolit, pjesë e skenarëve të shtetit serb

Shteti serb që nga viti 2002 i kishte përpiluar disa lista të pjestarëve të UÇK-së, të cilat me kërkesën e Serbisë kishin përfunduar në Interpol. Që nga kjo kohë, pjestarët e UÇK-së, janë malltretuar, janë ndaluar e keqtrajtuar nëpër kufi të shteteve të ndryshme të Evropës e më gjërë. Këto veprime të Serbisë kanë qenë veprime të paligjëshme, arbitrare dhe kanë cenuar Kushtetuten dhe rendin e brendshëm të Shtetit të Kosovës.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por edhe në emrin tim përsonal si kryetar i kësaj Organizate, i’u bëj me dije por edhe apeloj publikisht tek të gjitha organet e Kosovës, ato ndërkombëtare dhe strukturat e Interpolit dhe Eulex-it; mos luani më, me dinjitetin, lirinë dhe të drejtat njerëzore të veteranëve të Luftës së UÇK-së. Është tepruar me degradimin e kësaj shtrese të shoqërisë, bëjë apel tek bota e qytetëruar, të ndalet ky represin kaq i egër dhe i njëanëshëm që po ndodhë tash e 20 vite.

Apeloj tek Kryeministri Hoti, që ti ndërpret bisedimet me Serbinë, ose do të përballet më protesta të përditëshme. Arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të Interpolit që i ka dërguar Serbia, është një dhunim dhe cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bën Interpoli, por edhe organet e “drejtësisë” që e kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë. Është tepruar loja më listat e UÇK-së në Interpol. Është shkelje e pa presedan nga Bashkësia Ndërkombëtare qe i ka lejuar Interpolitit një veprim kaq të padrejtë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

Edhe sa falsifikime e akuza duhet ti toleroj UÇK-ja mbi supet e veta me propozime të Serbisë. Konsideroj që këto veprime janë vazhdimësi e përpjekjeve të Serbisë dhe partnerve të dëgjueshëm të saj, për denigrimin, njollosjen dhe komprometimin e kësaj lëvizjeje politiko ushtarake, që mbrojti popullatën e Kosovës në vitet 1998 1999.

Është koha e fundit që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organet e drejtësisë, Eulexi dhe organet tjera ndërkombëtare ta rregullojnë urgjentisht problemin e listave të Serbisë të pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol. Sepse ky veprim i Serbisë me listat e veteranëve të UÇK-së, është veprim ilegal kundër Kosovës. Prandaj, Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim, sepse akuzat e Serbisë në këtë drejtim janë krejtësisht të pa baza. Padrejtësia ndaj veteranëve të UÇK-së që ua mohon atyre të lëvizin të lirë, sipas skenarëve serbë e bënë të pabesueshme punën e Interpolit dhe organeve tjera të sigurisë dhe drejtësisë ndërkombëtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni qeveritar në mes të AAK-së dhe LDK-së ka shfaqur…